Xhudisti Akil Gjakova është dërguar në mbajtje nën dyshimin për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Policia e Kosovës bën të ditur se pas arrestimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Pejë 13.04.2024, 13:30. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Kujtojmë se të martën, Policia ka lëshuar një kërkesë bashkëpunimi për qytetarët në mënyrë që të arrestohet xhudisti nga Peja.
Gjakova dhe Suela Muminoviq janë në një proces divorci, me ndarjen që është kërkuar nga vetë xhudisti.
Çifti ishin martuar në verën e vitit 2020 dhe kanë një fëmijë, raporton Paparaci.
Xhudisti Gjakova është një nga sportistët më të suksesshëm në Kosovë, ndërsa ka fituar disa medalje ndërkombëtare.