Akil Gjakova ka bërë edhe një hap drejt medaljes olimpike në Paris.
Gjakova ka avancuar me sukses në gjysmëfinale të kategorisë deri 73 kilogramë pasi në çerekfinale e mposhti italianin Manuel Lombardo.
Akili triumfoi ndaj Lombardos në kohën shtesë, pasi italiani u ndëshkua me tri dënime për pasivitet.
Tani, Akili është vetëm një fitore larg medaljes olimpike pasi gjatë këtij rrugëtimi ka shënuar tri fitore në po aq luftëra të zhvilluara deri më tani.