Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të Gjilanit, në fshatin Bresalc, ku tri vetura janë përplasur, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Në fotot e siguruara nga Radio Star, shihen se tri vetura janë përfshier në këtë aksident, ndërsa ende nuk ka informacione të konfirmuara për të lënduar.
Ky është aksidenti i dytë brenda një ore në rrugën Gjilan-Prishtinë, e njohur tashmë si “rruga e vdekjes” për shkak të numrit të lartë të aksidenteve.
Situata ka shtuar shqetësimet e qytetarëve, të cilët kërkojnë ndërhyrje për përmirësimin e sigurisë rrugore në këtë zonë kritike.