Në takimin e sotëm të Komitetit për koordinimin dhe vlerësim të situatës emergjente me koronavirus Asociacioni i Komunave të Kosovës ka paraqitur shqetësimet sa i përket zbatimit dhe efekteve të masave të vendosura në komunat e Kosovës.
Ndër to, drejtori ekzekutiv i Asociacioni i Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, veçoi hapjen e çerdheve dhe shqetësimet ekonomike të gastronomëve, për të cilat tha se mori premtim se ditëve në vijim do të rishqyrtohen, njofton Klan Kosova.
“Ishte dakordim i përbashkët që përveç shëndetit publik, prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe i komunave është edhe shëndeti ekonomik”.
Në takimin e kryesuar nga ministri Armend Zemaj dhe ku mori pjesë edhe kryeministri Avdullah Hoti u dhanë këto propozimi nga Ibrahimi:
1. Sfidat në sektorit e gastronomisë2. Ndryshimi i orarit të lëvizjes në komunat kryesore të Kosovës në të cilat komuna ka kufizim të lëvizjes së qytetarëve
3. Çështja e çerdheve dhe lejimi i punës së tyre.4. Sfidat në zbatimin e rekomandimit të fundit të IKSHP që mjekët familjarë në QKMF të bëjnë diagnostifikimin e pacientëve me COVID-19 pa testim e që quhet diagnozë klinike.