ALEANCA KOSOVA E RE
DEGA NE GJILAN
24.Maj 2017
Komunikatë për Media
Nëndega e AKR-së në Livoq të Epërm mbajti takimin e radhës me banorët e saj në mobilizimin e përgjithshëm për zgjedhjet e 11 Qershorit 2017. Në këtë takim ishin prezent shefi shtabit te akr-së Vehbi Salihu, Kryetari, njiherit edhe kandidati për deputet në parlamentin e Kosovës Ismet Hajdini dhe shume antarë të kryesisë së AKR dega në Gjilan.
Kryetari i nëndegës së AKR-së në Livoq të Epërm Jeton Hajdini tha: “duke e diture qe jemi ne prag të zgjedhjeve, ne jemi duke punuar si asnjëher me parë. AKR-ja është parti liberale ku është e mbeshtetur në programin e saj për zhvillimin e Kosovës.
Kandidati për parlamentin e Republikës së Kosovës nga AKR-ja Ismet Hajdini prezantoj para banorëve platëformën e AKR-së për zhvillimin e Kosovës. Hajdini tha: “AKR-ja me ne kry Behgjet Pacolli është duke punuar shumë dhe në kto zgjedhje hyn në koalicion parazgjedhor me LDK cka bën që programet tona për qeverisje do të jenë shumë të përafërta. Këto zgjedhje për Kosovën janë shumë të rëndësishme dhe historike, ku do të dalim bindshëm fitues”
Ne këtë takim u raportua nga kryetari i nëndegës se gjendja është e mirë në teren, me çka AKR-ja do të jetë shumë me e fuqishme në këto zgjedhje.
Aleanca Kosova e Re vazhdon me aktivitet e ndryshme në ditët në vijim.
Zedhënës i shtabit të AKR-së
Dega ne Gjilan
Sami SPAHIU