Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Budrigë të Vitisë, në mes të dy veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovar, mbrëmë rreth orës 18:00.
Sipas policisë, lëndime trupore kanë pësuar të dy drejtuesit e veturave ku njeri nga ta mbetet për trajtim në Spitalin e Gjilanit ndërsa vozitësi tjetër dërgohet në QKUK Prishtinë.
Policia është duke hetuar rastin dhe ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.
Plus Televizion ka siguruar pamje të kësaj ngjarje./PlusTV/