Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Livoçë i Epërm, në magjistralën Gjilan-Prishtinë, ku përveç dëmeve materiale të cilat janë të konsiderueshme, ende nuk dihet se ka persona të lënduar.
Menjëherë në vendngjarje kanë arritur patrulla të policisë dhe dyshimet janë se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe të lëvizjes.
Radio Star sjell imazhe direkte nga vendi i ngjarjes dhe do t’ju mbajë të informuar për detajet e fundit.