Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën qarkore në Gjilan, shkruan “Radio Star”.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka konfirmuar se katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit.
Hashani tha se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
Policia e Kosovës dhe autoambulanca kanë dalur menjëher në vendin e ngjarjes dhe kanë ofruar shërbime për të aksidentuarit.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura siç shihet në foto.
Pamje: