Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë ku janë përfshirë një veturë e policisë dhe një veturë civile.
Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për persona të lënduar, ndërsa raportohet se dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Sipas pamjeve të siguruara nga Radio Star, aksidenti ka ndodhur në rrugën “Isuf Baftjari–Hoxhë Lipovica”, konkretisht në segmentin që të çon drejt lagjes Zabel.
Për informata shtesë, Radio Star do t’ju mbajë të informuar në vazhdim.

