Raportohet se sot në rrugën për Gjilan, në fshatin Partesh ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku me të lënduar, transmeton Plus Televizion.
Lajmin e ka konfirmuar për Televizionin edhe Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Po ka një aksident, vetëm këtë mund ta konfirmojë, Policia është në vendin ngjarjes dhe po merret me rastin”, tha shkurt ai për Televizionin.
Ambulanca dhe njësitet tjera po merren me rastin.
Por, në vendin e ngjarjes dëshmitarët kanë thënë për Plus Tv se pos të lënduarve ka edhe të vdekur.
Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.
Pamjet janë nga vendi i ngjarjes.