Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në magjistralen Gjilan-Prishtinë, saktësisht në fshatin Llabjan, shkruan Radio Star.
Sipas pamjeve të siguruara nga Radio Star, në aksident janë përfshirë më shumë se dy vetura, ndërsa dëmet materiale raportohen të jenë të konsiderueshme.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitë emergjente, të cilat po u ofrojnë ndihmë të aksidentuarve. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit, ndërsa pritet një reagim nga autoritetet për detaje të mëtejshme.