Si pasojë e mos kujdesisë, vendi ynë ditëve të fundit është përfshirë nga aksidente të shumta trafiku.
Një i tillë ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë – Gjilan, gjegjësisht në fshatin Slivovë, ku si pasojë ka edhe të lënduar.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:30 në magjistralen Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.
Ndryshe, vetëm brenda 24 orëve të fundit janë raportuar 54 aksidente trafiku. Ndërsa në orët e para të ditës së sotme, ka vdekur një 39 vjeçar nga Podujeva, pasi ai derisa po ngiste veturën e tij u aksidentua me një veturë me targa të huaja në Merdare.