Një aksident i rëndë ka ndodhur sot gjatë mbrëmjes në rrugën e Kumanovës në Gjilan.
Ende nuk ka të dhëna për persona të lënduar, por në vendin e ngjarjes ishin të pranishëm edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës, të cilët po hetojnë shkaqet e aksidentit.
Banorët e zonës kanë shprehur shqetësimin e tyre për shpejtësinë e madhe në këtë rrugë, e cila është më pak e frekuentuar.
Ata vazhdojnë të apelojnë tek organet e rendit që të jenë më prezent dhe të monitorojnë drejtuesit e automjeteve, për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen.