Aksidentohen dy automjete tek rruga qarkore në Gjilan, nuk dihet për të lënduar.
Në udhëkryqin i cili lidhë qytetin e Gjilanit bashkë me fshatin Livoçë, dy vetura janë përplasur me njëra-tjetrën.
Deri te ky aksident ka ardh për shkak të mos përshtatjes së shpejtësis në këtë rrugë, pasi që sot gjatë ditës ku dhe ende vazhdon të ketë rreshje të shiut.
Banorët e asaj rruge ankohen në organet kompetente, për shkak se nuk është marrur asnjë masë, pasi që dihet së në këtë udhëkryq ka aksidente të shumta dhe ku ato kanë përfunduar me fatalitet.