Një aksident i rëndë ka ndodhur sot te Ura e Badovcit, ku nga ky aksident janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë arritur menjëherë njësitë e Policisë së Kosovës për të hetuar shkaqet e aksidentit dhe për të menaxhuar trafikun.
Si pasojë e këtij aksidenti, janë krijuar kolona të gjata në të dy drejtimet, si në kahjen për Prishtinë, ashtu edhe drejt Gjilanit. Autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave të komunikacionit për të shmangur aksidente të tilla.