Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mesditës së sotëm në dalje të fshatit Velekincë, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë shkruan Radio Star.
Pavarësisht përpjekjeve të ekipeve mjekësore për t’i ofruar ndihmë viktimës, ai fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Policia e Kosovës ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion ,ndërsa i dyshuari në mbajtje./radiostar/