Dje në Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy motoçikletave.
Lajmi është konfirmuar nga Policia në raportin e saj 24-orësh.
Si pasojë e aksidentit të dy drejtuesit meshkuj shqiptarë kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit dërgohen për tretman mjekësor.
Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik në këtë sezonë veror kur komunikacioni është tejet i ngarkuar kudo në vend.