Një aksident trafiku ka ndodhur në Gjilan, ku një veturë ka goditur këmbësoren femër, shtetase të Serbisë.
E njëjta ka pranuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve trupore që ka marrë, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Sipas policisë, aksidenti kishte ardhur kur personi që drejtonte veturën, nga pakujdesia e ka goditur këmbësoren.