Një aksident trafiku ka ndodhur te Baja e Dobërqanit në Gjilan, ku një veturë është parë e rrokullisur në mes të rrugës.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, pasi autoritetet nuk kanë dhënë ndonjë njoftim zyrtar.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë makinën e përmbysur dhe ndërhyrjen e qytetarëve që ndodheshin aty pranë.
Policia e Kosovës pritet të japë detaje të tjera lidhur me shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.










