Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Gjilan–Prishtinë, afër liqenit të Badovcit dhe si pasojë janë krijuar kolona të gjata në të dy drejtimet.
Një lexues ka dërguar një fotografi në redaksinë e Radios Star, nga momenti i aksidentit, ku shihen kolonat e gjata të veturave.
Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë Policia dhe Ambulanca.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident./radiostargjilan/