Një person është lënduar pas një aksidenti në fshatin Dobërqan të Komunës së Gjilanit.
Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Dje Rreth orës 15 në hyrje të fshatit Dobërqan një veturë është vetë aksidentuar. Dyshohet se ka ndodhur për shkak të mos respektimit të shpejtësisë dhe kushteve të rrugës. Një person është lënduar dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore. Sipas raportit mjekësor me lëndime jo të rënda”, tha Hashani.
Ai tregoi se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar hetimet për rastin.