Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qendër të Gjilanit, ku një veturë ka goditur një trotinet shkruan Radio Star.
Fatmirësisht, nga ky incident nuk ka pasur të lënduar, por ngjarja ka shkaktuar shqetësim te kalimtarët.
Menjëherë pas aksidentit, në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës, e cila ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e përplasjes. Nuk dihen ende detajet se si ka ndodhur aksidenti, por autoritetet po punojnë për të zbardhur rastin./radiostargjilan/