Raportohet se në këtë mbrëmje pas orës 18:00,
ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Remnik-Nasal tek udhëkryqi, ku dy vetura janë aksidentuar mes vete.
Policia e Kosovës, Zjarrfikësit e Vitisë dhe Ekipi mjekësor janë parë në vendin e ngjarjes.
Rastin e ka konfirmuar për Plus TV, shefi i njësisë së zjarrfikësve, Hetem Jakupi, i cili tha se përveç dëmeve materiale, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjilanit.
Jakupi ka thënë se një i ri i lënduar ka pasur lëndime më të rënda trupore.
Sipas tij, rasti është duke u hetuar.
Mësohet se në këtë lokacion rrugor janë të shpeshta aksidentet pasi nuk respektohet lëvizja me kushtet e rrugës.
Pamjet janë nga vendi ku ndodhi aksidenti .