Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Gjilan–Bujanoc, afër fshatit Doberqan.
Ende nuk ka informacione zyrtare për të lënduar, ndërsa njësitë e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rrethanat e aksidentit.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja.
Si pasojë e aksidentit, në drejtim të Bujanocit janë krijuar kolona të gjata automjetesh./radiostar/