Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan.Të lëndurit janë nisur për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa me rastin po merret policia.“Sot rreth orës 12:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhë aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e këtij vet aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka njoftuar policia.
Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, dy të lënduar
Ndani këtë artikull