Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti tha se në këtë aksident janë përfshirë tri automjete.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 3 automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar 6 persona.
Me rastin po merren zyrtarët e trafikut rajonal.