Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se më 09 nëntor, ora 20:10, Policia e Kosovës është njoftuar se në aksin e rrugës Stanishor -Novobërdë, ka ndodhur një aksident trafiku. Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal me urgjencë kanë dal në vendin e ngjarjes.
“Nga hetimet e para dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur kur vetura “Ford Fokus”, me tabela “KS”, e drejtuar nga vozitësi, serb shtetas i Kosovës, dyshohet se i ka godit dy këmbësorë, qê të dy shqiptar shtetas të Kosovës, që kanë qenë duke ecur për skaj rruge në të njëjtin drejtim. Me kêtê rast lëndime trupore kanë pësuar dy këmbësorët. Të lênduarit me ndihmë të shpejtë janë transferuar me urgjencë në qendrën emergjente në Gjilan, ku njëri nga viktimat (1962), edhe për kundër ndihmës së ofruar nuk ka mundur të ju përballoj plagëve që ka marr si pasoj e aksidentit, dhe ka ndërruar jetë, kurse viktima e dytë mbetet në spital për tretman të mëtutjeshëm”, ka thënë Hashani.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML në Prishtinë për obduksion. I dyshuari D.D(1996), ëdhtë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe ndalet në mbajtje për 48 orë.
Rrethanat e këtij rasti të rëndë jan duke u hetuar nga Policia e Kosovës.