Autoritetet policore kanë bërë me dije se në rrugën “Skënderbeu” në Kamenicë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.
Sipas raportit policor, i dyshuari, derisa ka qenë duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur veturën, të cilën e drejtonte viktima e ku si pasojë e këtij aksidenti, pëson lëndime trupore dhe dërgohet në spitalin e Gjilanit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.