Gjatë ditës së sotme një aksident trafiku ka ndodhur në segmentin rrugor Skenderaj-Mitrovicë.
Nga ky aksident, si pasojë e lëndimeve një person D.O 66 vjeçar ka humbur jetën.
Këtë për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Fexhrie Pllana.
Në njoftimin e policisë shtohet se, përveç viktimës, edhe një tjetër person është lënduar dhe i njëjti është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal Mitrovicë e Jugut.
“Ne segmentin rrugor Skenderaj – Mitrovicë, në fshatin Lushte, sot rreth orës 13: 50 është raportuar për një aksident trafiku, ku si pasoj e lëndimeve një person D.O., 66 vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar ne Spitalin Rajonal Mitrovice Jugu”, njofton policia.