Të paktën 46 persona, shumica prej tyre nga Maqedonia e Veriut, raportohet se kanë vdekur pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.
Mediat raportojnë se në mesin e të vdekurve ka edhe fëmijë, ndërkaq aksidenti ka ndodhur në autostradën Struma rreth 45 kilometra në perëndim të Sofjes, në orët e para të mëngjesit të së martës.
Siç raportohet në media disa persona janë nxjerrë të gjallë dhe janë dërguar në spital.
Për aksidentin tragjik ka shkruar edhe komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.
“Lajm i tmerrshëm aksidenti tragjik në Bullgari në orët e hershme të mëngjesit. Ngushëllime familjeve dhe miqve të viktimave si dhe qytetarëve dhe autoriteteve të Maqedonisë së Veriut. Uroj shërim të shpejtë të lënduarve”, shkruan Varhelyi. /Telegrafi/