Një aksident zinxhiror ka ndodhur në fshatin Grashticë, ku janë përfshirë 5 vetura, raporton Radio Star.
Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes tregojnë se aksidenti ka ndodhur për shkak të rrugës së rrëshqitshme dhe të mbuluar me akull.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, por dëmet materiale raportohen të jenë të konsiderueshme.