Një aksident zinxhiror ka ndodhur sot në rrugën Gjilan–Prishtinë, ku sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, janë përfshirë tre vetura dhe një autobus.
Sipas dëshmitarëve okularë, aksidenti ka shkaktuar dëme materiale, ndërsa deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet që çuan në përplasjen e automjeteve.