Aksidentet e shumta në magjistralen Gjilan-Bujanovc, afër qendrë tregtare Agmia kanë detyruar autoritetet lokale të mbyllin rrugën në këtë segment të rrugës, raporton Radio Star.
Policia e Kosovës ka raportuar për akisdente të shumta në këtë vend.
Madje, gjatë vitit të kaluar kanë humbur jetën edhe disa persona.
Autoritetet lokale kanë angazhuar kompanitë që të mbyllin këtë pjesë të rrugës.
Tashmë për të kaluar në segmenin tjetër të rrugës duhet shkuar deri tek rrethi kryesor, raporton Radio Star.