Tragjedia me 46 të vdekur në Bullgari: 50 pasagjerët që ndodheshin në autobus janë shqiptarë
Ministri shqiptar i Jashtëm në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se të gjithë të vrarët në aksidentin e autostradës së Strumës janë të rinj.
Osmani në një konferencë nga vendi i ngjarjes tha se në mes të vdekurve kishte shumë fëmijë teksa sipas të dhënave të fundit janë 12 viktima të mitur.
Sipas informacioneve të tij, në autobus ndodheshin 53 persona, njofton Klankosova.tv.
Osmani mes tjerash tha se shumica janë banorë të Shkupit, pasi kompania turistike që organizoi udhëtimin operon në kryeqytetin maqedonas.
Në Maqedoninë e Veriut ka pasur një fundjavë të gjatë për shkak të festës kombëtare dhe shumë të rinj janë regjistruar për udhëtim, vuri në dukje Osmani.