Aksidenti me fatalitet që ndodhi sot në Gjilan ka lënë të lënduar gjithsej 27 persona.
Tre nga ta janë në mjekim intensiv në QKUK.
I riu, J.SH ka treguar se derisa e goditi kamioni ishte gjatë orarit të tij të punës.
Po i njëjti thotë se ka marrë lëndime të rënda trupore.
“Kam qenë te furra “Çoçaj”, sepse punoj në taksi “Luli”, në atë moment e kam lënë udhëtaren te furra dhe kam vazhduar te lidhem në rrugë kryesore dhe në atë moment e kam pa veç kamionin që më ka godit me shpejtësi të madhe dhe ma ka humbë vetëdijen. Tani, kam shumë dhimbje të shpines e disa lëndime tjera. Kompania është interesu ka ardh ka kry gjithçka që ka pas nevojë në spital”, ka thënë ai gjatë bisedës për Indeksonline.
Edhe N. thotë se kur ndodhi aksidenti ishte duke shkuar tek furra për të blerë bukë.
“U nisa për me shku me marr bukë tek furra, ka ardh kamioni edhe ju ka ra kerreve edhe su dike se çfarë po ndodhë edhe më ka rrokë në këmbë, pastaj ka vazhdu e ka goditë viktimën edhe më shumë nuk mbajë mend më asgjë veç kur e kam pa veten në spital”, ka thënë ai.
L.A thotë se megjithëse tentoi t’i ikë sulmit të kamionit e kishte të pamundur pasi që shpejtësia e tij ishte tejet e madhe.
“Jam kanë tu ardh rrugës prej stacionit se e kam shpinë, deri te rrethi në qendër kam ardh mirë. Duke u kyq në rrugë kam dëgjuar kërsima të mëdha dhe u kanë një moment kur kam dashtë me lëvizë kerrin me shpejtësi por s’kam arritë me iu shmangë m’ka kap kamioni dhe fati jem ka qenë se e kam pas rripin e vendosun. Shyqyr jam mirë, ka raste qe janë edhe më keq shpresoj qe secili ta marr veten me shpejt dhe kërkojë nga institucionet që të marrin masa ndaj veturave e sidomos ndaj kamionave të mëdhenjë, kontrollimin teknik ta kenë në rregull kjo është e rendësishme shpresoj të mos perseritet më”, ka thënë ai për Indeksonline.
R.R poashtu i lënduar, përshkruan momentet e rënda që ka përjetuar.
“Kam ardh prej lagjes Arbëria te rrethi, e kam vërejtë një zhurëm te stacioni poshte edhe kam pa kerre të rrëzuara, njerëzit duke bërtitë e tu desht me kalu një kerr ma ka blloku rrugën. Tu desht me ik prej kamionit me shku në anën e djashtë kam kalu në anën e majt dhe e ka rrok traktorin. Nafaka jem që e kam blloku aty se kish hy në hotel “Kristal” në terasë e krejt njerëzit i kish rrokë”, ka treguar ai. /Indeksonline/