Një autobus nga Kosova që po udhëtonte për në Gjermani është aksidentuar mengjesin e sotëm në autostradën në Austri. Siç raportojnë mediat austriake 20 persona janë lëndur si pasojë e aksidentit, tre prej të cilëve rëndë.
Gazeta Insajder ka kontaktuar kompaninë nga Gjakova “Armend Tours”, përfaqësuesi i kësaj kompanie ka deklaruar se nuk kanë shumë informacione se si ka ndodhur rasti.
Olis Gjoshi, tha ende nuk kanë mundur të kontaktojmë në shoferin që ka qenë duke e drejtuar autobusin. Gjoshi tha se pronari i kompanisë tashmë është nisur për në Austri.
“2-3 veta janë me lendime të lehta, të tjerët janë mirë, personat përgjegjës janë nisë për Austri, pronari. Kurxho më shumë nuk kemi informacione”, ka thënë Gjoshi.
Policia austriake ka njoftuar se aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë që shoferin e ka zënë gjumi.
Por lidhur me këtë informacion, Gjoshi ka deklaruar se nuk e din pasi që nuk kanë arritur ende të flasin me shoferin.