Një i ri ka humbur jetën mbrëmë si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi rreth orës 21:00 në rrugën kryesore të fshatit Drobesh të Vitisë, raporton Plus Tv.
Sipas raportit të policisë, dyshohet se automjeti Opel Combo me tabela 06 drejtuar nga vozitësi shqiptar shtetas i Kosoves duke lëvizur në relacionin Smir-Viti, me të arritur te rruga e fshatit Drobesh duke mos përshtatur shpejtësinë e automjetit afër vendkalimit të këmbësorëve godet “motoqikletën” MBK Roller, drejtuar nga vozitësi po ashtu shqiptar shtetas i Kosovës, i moshes rreth 19 vjeçare, transmeton Plus Tv.
Për këtë aksident me fatalitet, policia sot ka publikuar detajet e reja.
“Policia e Kosovës është njoftu për një aksident trafiku që ka ndodhë mbrëmë me 02 prill 2019 rreth orës 21:00. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se Automjet Opel Combo me tabela 06 drejtuar nga vozitësi shqiptar shtetas i Kosoves duke lëvizur ne relacionin Smir-Viti, me te arritur te rruga e fshatit Drobesh doke mos përshtatur shpejtësinë e automjetit afër vendkalimit te këmbësorëve godet “Motoqikletën” MBK Roller drejtuar nga vozitesi po ashtu shqiptar shtetas i kosovës i moshes rreth 19 vjeç”, thuhet në komunikatën e Policisë për rajonin e Gjilanit, përcjell Plus Televizion.
Tutje sipas policisë, me këtë rast nga lëndimet si pasoj e goditjes motoçiklisti ndërron jetë në vendin e ngjarjes, ku këtë e konstaton edhe mjeku Kujdestar i Qendrës se Mjekësisë Familjare në Viti.
Në vendin e ngjarjes ka dalur prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar qe drejtuesi i mjetit të ndalet për 48 orë, kurse trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML në Prishtinë. Njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë, shkruan Plus Tv.
Televizioni merr vesh se identiteti i personit që humbi jetën në aksident është N. Misini, 19 vjeçar nga fshati Drobesh i Vitisë./PlusTv/