Rreth orës 22:00 në vendin Veliki Kupci afër Krushevcit, një autobus i kompanisë “Zhitia tours” ka rrëshqitur nga rruga dhe është rrokullisur.
Bëhet fjalë për autobusin që udhëton në linjën Prishtinë – Grac i Austrisë.
Nga kompania “Zhitia Tours” kanë bërë të ditur për KosovaPress se fatmirësisht nuk ka viktima dhe se janë 5-6 persona që kanë pësuar lëndime të lehta.
Sipas tyre shkak i aksidentit, ka qenë rruga e rrëshqitshme dhe kushtet e vështira atmosferike.
Ndryshe nga kompania kosovare, sipas informatave të para të mediave serbe, bëhet fjalë për 11 të lënduar.