Një person i cili po transportohej me autoambulancë ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes autoambulancës dhe një veturë civile, në rrugën “Avduallah Tahiri”, në Gjilan.
Vdekjen e pacientit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda prokurorisë kanë bërë të ditur se vdekja e pacientit dyshohet se ka ndodhur rreth orës 11:25.
Këto burime po ashtu kanë bërë të ditur se trupi i pajetë i pacientit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.