Dasmat në sezonin e verës janë të shumta në Kosovë. Mirëpo, pavarësisht kësaj duhet pasur kujdes në komunikacion.
Kësisoj, në qytetin e Gjilanit sot është aksidentuar vetura ku brenda saj ishte nusja . Sipas pamjeve, në këtë aksident janë të përfshira dy automjete.
Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai ka thënë se nga ky aksident nuk ka lëndime serioze të personave veçse dëme të konsiderueshme materiale.
Njësitet përkatëse të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
Më poshtë foton: