Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Gjilan–Prishtinë, ku është përfshirë një veturë zyrtare shkruan Radio Star.
Sipas informacioneve të para, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Dyshohet se shkaktar i aksidentit kanë qenë kushtet e vështira atmosferike që po mbretërojnë në vend.
Autoritetet janë në vendin e ngjarjes dhe pritet më shumë detaje në orët në vijim.