Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë zbatimit të planit operativ “Ditët e Veprimit të Përbashkët JAD Global Chain 2026”, të realizuar nga 8 deri më 12 qershor në bashkëpunim me EUROPOL-in, INTERPOL-in dhe FRONTEX-in janë inspektuar 59 lokale me muzikë live dhe 62 qendra masazhi, ndërsa për shkelje administrative janë mbyllur nëntë lokale dhe 10 qendra masazhi.
Policia ka evidentuar shtatë raste të kërkimit të lëmoshës me fëmijë, duke arrestuar shtatë gra dhe duke iniciuar raste për dyshimin e veprës penale “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.
Po ashtu, janë evidentuar katër raste të kundërvajtjes “Marrje me prostitucion” (Eskorta), ku janë arrestuar tetë persona.