Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.
Agjentët e Byrosë kombëtare të Hetimit kanë shkuar në zyrën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.
Mësohet se ndaj bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
“Kryebashkiakut pritet t’i komunikohet edhe masa e sigurisë. Ka qenë SPAK që ka nisur hetimet në drejtim të kryebashkiakut”, raporton Abcnews.