Zyra për Informim e Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan, ka bërë me dije se anëtarët e Kuvendit Komunal të Gjilanit, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, në bashkëpunim edhe me ata të PDK-së dhe NISMA-s, do të reagojnë përmes një aksioni të përbashkët, me rastin e, siç thuhet, devijimit të gypit kryesor të ujit, në lagjen “Dheu i Bardhë”.
Aksioni është paralajmëruar për të martën, më 24.07.2018, në ora 11:00, në vendin ku edhe gjendet devijimi i gypit, njofton Zyra për Informim e Lëvizjes Vetëvendosje .
Aksion opozitar për të kundërshtuar devijimin e gypit të ujësjellësit në “Dheun e Bardhë”
