Një aksion i përbashkët i Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe Policisë së Kosovës, i realizuar në orët e vona të mbrëmjes në një kafiteri të qytetit të Gjilanit, ka rezultuar me arrestimin e katër personave.
Gjatë këtij aksioni, autoritetet kanë sekuestruar tri revole (pistoleta), si dhe një mjet të mprehtë.
Aksioni është zhvilluar në kuadër të veprimeve të ndërmarra nga Prokuroria e Gjilanit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ndërsa ndërhyrja është realizuar në lokalin e përmendur gjatë orëve të vona të natës.
Si rezultat i këtij operacioni, katër persona janë arrestuar dhe janë sekuestruar armët dhe mjeti i mprehtë./Radio Star/










