Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda është duke zhvilluar një aksion policor në Ministrinë e Bujqësisë dhe në zyrat e kësaj ministrie në Prishtinë, Lipjan, Istog, Gjilan dhe Podujeve.
Deri më tani janë të arrestuar 12 zyrtarë të lartë të Ministrisë së Bujqësisë dhe që Policia e Kosovës ka filluar bastisjen e pronave e të arrestuarve.
Të arrestuarit deri më tani janë: H.M, K.Z, A.N, S.SH, L.S, S.S, D,A, B.N, P.K, SH.K, A.U, K.S.
Gjatë bastisjes së sotme, janë konfiskuar disa dokumente dhe dy çanta me para.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se informacione shtesë rreth këtij aksioni do të jepen pas përfundimit të operacionit.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se do të mbajë sot konferencë për media lidhur me aksionin i cili është duke u zhvilluar.
Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë nga Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës.