Policia e Kosovës zhvilloi dje një aksion kundër kontrabandës në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Veriut dhe në atë të Mitrovicës së Jugut. Ky aksion rezultoi me arrestimin e tetë personave dhe me sekuestrimin e një sasi të madhe të mallrave që dyshohet se u futën ilegalisht në territorin e Kosovës.
Aksioni i policisë në veri u pengua nga banorët lokalë, të cilët krijuan barrikada, sulmuan policë, qytetarë e gazetarë, duke pamundësuar realizimin e plotë të këtij aksioni në rajonin e Mitrovicës.
Për arrestimin e dhjetë të dyshuarve, të cilët u shpallën dje në kërkim, policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve, shkruan Gazeta Sinjali.
Personat të cilët janë shpallur në kërkim janë:
1. Besim Zeqiri i lindur me 01.07.1985, fshati Kaqandolle-Mitrovicë.
2. Halil Sylejmani i lindur me 03.08.1965, Kqiq – Mitrovicë.
3. Festim Sylejmani i lindur me 14.02.1992, Kqiq – Mitrovicë.
4. Fitim Latifi i lindur me 05.04.1992, Kushtovë – Mitrovicë.
5. Milan Radisavljevic i lindur me 10.12.1972 – Zubin Potok.
6. Ilija (Vitomir) Vicentijevic dl.07.03.1969 në Mitrovicë e Veriut.
7. Vehbi (Kadri)Hyseni dl.08.03.1978, lagjja Shipol Mitrovicë.
8. Muhamet (Kadri) Hyseni dl. 25.02.1981, lagjja Shipol Mitrovicë.
9. Muhamet (Sefedin) Vallqi dl.18.02.1994, lagjja Vaganicë Mitrovicë.
10. Agron (Zenel) Novaj dl. 20.05.1982, në Pejë.
Të gjithë ata që kanë informacion për vendndodhjen e personave të kërkuar, mund të kontaktojnë në: 192, 038 550 999 ose pa pagesë në 0800 19999 dhe policia garanton se të gjitha informacionet do të trajtohen në mënyrë konfidenciale.