Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: S.S., G.K., S.F., A.P., L.P., F.H., F.S., J.Gj., F.K., D.A., B.S., T.P dhe Rr.M.me dyshimin veprave penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në vazhdim”, “Shpërlarje e parave dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të dyshuarit në kohë të pacaktuar deri më mars të vitti 2021 kanë organizuar lojëra të fatit – bastore online të cilat janë të ndaluara në territorin e Republikës së Kosovës, nga muaji prill 2019.
“Me këto veprime të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në vazhdim” nga neni 294 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK”, thuhet në komunikatë.
Sipas njoftimit, të pandehurit G.K, S.F, duke e ditur se pasuria e tyre buron nga aktivitetet kriminale të përshkruara në diapozitivin nën 1 dhe është e fituar me kryerjen e veprave penale, me qëllim të fshehjes së këtyre aktiviteteve dhe burimit të vërtet të pasurisë, parat e tilla i kanë futur në sistemin bankar përmes deponimeve të të hollave të gatshme, pastaj e kanë kryer shtresimin – fshehjen e origjinës se tyre përmes transfereve bankare, me qëllim që në fund t`i integroj duke i konvertuar në asete të luajtshme dhe të paluajtshme.
“Me këto veprime të pandehurit e lartcekur kanë kryer veprën penale ‘’Shpëlarja e parave’’ nga neni 302 të KPRK lidhur me nenin 56 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1. të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.
Ndërkaq, të pandehurit F.S., S.F dhe F.D., në lokalet e bastores online, në kundërshtim me Ligjin për armë nr. 05/L- 022, secili veç e veç, kanë mbajtur në pronësi dhe posedim armë, të cilat janë gjetur dhe konfiskuar me rastin e kontrollit nga ana e policisë”, thuhet në komunikatë.
Me këto veprime të pandehurit e lartcekur, secili veç e veç, e kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Prokurorisë.