Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër Bekim Bajrami, për shkak të veprës penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, Bajrami ka treguar versioni e tij rreth kësaj aktakuze ku eksluzivisht ka folur për Radion Star.
Flet Bekim Bajrami:
Këto objekte ndërtimore do t’i qëndrojnë ndikimeve më të mëdha si termeteve, ererave të forta, por nuk do të rezistojë kjo aktakuzë përballë tyre. Lejet janë lëshuar sipas standardeve të ndërtimit dhe planit rregullues e plotesimet që i kishte bërë vetë akuzuesi.
Mund të rëndohem për zbatim të planifikimit por për këtë e paguaj faturen.
Ky akuzues, njëherit është edhe abuzues i vendit të punës për vite të tëra ku akoma nuk e ka arsyetu një pagë të vetme mujore. Këto objekte për çdo rast do të peshojnë në punën e tij në institucion ku punon- DUPMM.
Nuk do mend se e ka zhvatë edhe prokurorinë e qytetit dhe këtë të rastit për mos shtyrjen e rastit.
Prokuroria nuk duhet të bie në ndikimin e zhvatësve të vendit të punës dhe frika e marrjës së vendimit. Të pakten duhet të dallojë vitet kalendarike dhe angazhimin tim në drejtori e në këtë rast për planet që i kam trashëguar nga vetë akuzuesi. Por edhe për këtë akuzues shpifes e zhvatës jo vetëm ndaj drejtorisë por edhe prokurorisë do të ketë qmim.