Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! Qendra në Gjilan, kanë shpalosur sot para zyres së kryetarit të komunës, banerin me mbishkrimin “Shhhht! Luta po flenë”, në shenjë revolte për pasivitetin e Lutfi Hazirit, krahas punëve që duhen bërë për qytetin.
Kryetari Haziri ka hyrë në muajin e pestë pas zgjedhjeve lokale, ndërsa ai ende nuk e ka qeverinë e tij. Madje ka filluar si në mandatin e kaluar me ushtrues detyre në të gjitha drejtoritë e komunës, përderisa për shkak të qeverisjes “së mirë” të tij, ish drejtorët e Lutës tash po “shpërblehen” me aktakuza.
Mospuna e kreut të komunës po i faturohet qytetatëve, të cilët nuk pi marrin shërbimet e duhura, të cilat ne të gjithë kemi të drejtë ti marrim.
Në të gjithë Kosovën kudo po hetohet çështja e mishit të prishur të importuar, ndërsa Gjilani nuk qanë hallin kush çfarë sjellë për qytetarët, sepse nuk ka as inspektorë sanitarë, sepse nuk ka as Drejtori të Inspeksionit tash e katër vjetë.
Kjo qeverisje e Lutës e ka shndërruar Gjilanin në një kaos, gjë për të cilën do ta mallkojnë gjeneratat e ardhshme.
Shpresojmë ta kemi zgjuar nga gjumi i thellë në të cilin ka rënë, sepse qytetarët kërkojnë kushte për jetë më të mirë, e jo ti dëgjojnë të gërhaturat e Lutës.